Në Bularat, nacionalistët grekë janë mbledhur në qendër të fshatit ku edhe kanë kënduar himnin kombëtar grek dhe atë të Vorio Epirit.
Përveç thirrjeve nacionaliste, grekët mbanin edhe parrulla të shënuara sipër disa flamunjve ku shkruhej: “Maqedonia është Greqi” dhe “Konstandin ti jeton, na udhëheq dhe na prin.”
Varrimi i ekstremistit grek pritet të mbahet ditën e sotme në orën 13:00 dhe do të paraprihet nga një meshe e mbajtur nga peshkopi i Gjirokastrës.