Data 20 Gusht do të shënojë dhe fillimin zyrtarë të punës për Bashkinë e re të Shkodrës ku dhe do të bëhet konstitumi i Këshillit. Në një deklarfatë për media është bërë publik dhe rëndi i ditës. Fillimisht drejtimi i mbledhjes së Këshillit do të bëhet në bazë të ligjit shqiptar nga këshilltari më i vjetër në moshë, Renato Radoja.
Më pas do të bëhet zgjedhja e komisionit të mandave dhe betii i këshilltarëve e nënshkrimi i aktit të betimi. Pastaj do të bëhet zgjedhja e kryetarit të këshillit ku do të ketë propozime konkrete të kandidatëve nga grupet e këshilltarëve. Në të njëjtën kohë do të ngrihet dhe komisioni i votim që do të menaxhojë zgjedhjen e kryetarit të këshillit. Menjëherë pas këtij procesi do të bëhet zgjedhja e zv kryetarëve të këshillit. Vetëm pas këtyre hapave do të jetë më pas leximi i vendimit të gjykatës për vërtetimin e mandatit për kryetaren e re të Bashkisë e cila do të thotë dhe fjalën përshëndetësë. Procedura e fundit e konstituimit të Këshillit të ri të Bashkisë së Shkodrës do të jetë zgjedhja e këshilltarëve që do të përfaqësojnë Këshillin në Këshillin e Qarkut ku në bazë të ligjit do të jenë 8 anëtarë. Kështu pas datës 20 mdo të marrë formë zyrtare dhe Bashkia e Shkodrës, e cila për katër vitet e ardhshme do të drejtohet nga Voltana Ademi.