Ndersa ne zyren e prefektit te qarkut Shkoder po zhvillohet mbledhja per konstituimin e keshillit te qarkut Shkoder nga ku do te votohet edhe kryetari i ri ka reaguar kryetarja ne detyre e ketij keshilli Greta Bardeli e PD.
Ajo ka zgjedhur qe te postoje disa foto nder vite te aktivitetit te saj por edhe te jape nje mesazh duke thene se vizioni per te punuar me kedo qe kerkon progresin larg kufijve te ndarjes politike, deligjimitetit dhe krimit me perkushtim ndaj vlerave me te mire eshte garancia e fitores se besimit te qytetareve ne zgjedhjet e shpejta vendore dhe te pergjitshme ne Shkoder dhe gjithe Shqiperine. Ja çfare shkruan Bardeli ne postimin e saj:
4 vite te rendesishme qe rriten ne arenen europiane te rajoneve dhe qarqeve te BE zerin, fuqine dhe energjine e projekteve te perbashketa te Qarkut te Shkodres. Ndersa ne territor disa zona te rendesishme rurale ndjen ndryshimin e dukshem ne infrastrukture. Vizioni yne per te punuar me kedo qe kerkon progresin,
larg kufijve te ndarjes politike,deligjimitetit dhe krimit, por me perulje perpara qytetarise se Shkodres, me perkushtim ndaj vlerave me te mira tonat eshte garancia e fitores se besimit te qytetareve ne zgjedhjet e shpejta vendore dhe te pergjithshme ne Shkoder dhe gjithe Shqiperine🤝✌🇦🇱🇪🇺