Është zhvilluar këtë të mërkurë mbledhja për zgjedhjen e kryesisë së këshillit të qarkut shkodër dhe 7 komisioneve të përhershëm të këtij këshilli. Sipas Hilmi Lakti kryetarit të këshillit të qarkut, ky takim ishte vazhdim I mbledhjes së parë pasi mungonte konstituimi I njërës prej këshilltareve për të filluar puna normalisht.
Marrëdhënia me institucionet e tjera vendore do jetë korrekte dhe puna nga ana e 7 komisioneve do të kryhet në përputhje me ligjin ka bërë të ditur kryetari I këshillit të qarkut Hilmi Lakti.
Nga kjo mbledhje u vendosën anëtarët e kryesisë së këshillit të qarkut Shkodër dhe anëtarët e komisionit të mandateve, komisionit të buxhetit të financave, komisionit të politikave të zhvillimit rajonal dhe planifikimit urban, komisionit të shërbimeve dhe emergjencave civile,
komisioni për administrimin dhe mbrojtjen e tokave bujqësore, komisioni I bashkëpunimit dhe marrëdhënieve me jashtë dhe komisionit juridik të vlerësimit dhe shqyrtimit të kërkesave për pensione të posaçme shtetërore.