Pas ngritjes së KLGJ-së dhe KLP-së sot do të konstituohet edhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Mbledhja ka nisur prej orës 10:00 në Gjykatën e Lartë.
Ky Këshill pritet të zhbllokojë ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese duke përzgjedhur kandidatët që plotësojnë kushtet për t’u bërë anëtarë të kësaj gjykate. KED në mbledhjen e parë drejtohet nga anëtari i Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani.
Pjesë e KED janë kryeprokurorja Arta Marku, Vitore Tusha, Ardian Dvorani, Fatmir Islamaj, Margarita Buhali, Fatjona Memçaj dhe Eriol Roshi, ndërsa zëvendësues janë Medi Bici, Gurali Brahimllari dhe Klodiana Veizi.
Në mbledhjen e parë të KED, ka vëzhgues të PD, Alibeaj, Euralius, OPDAT, Presidencës dhe Avokatit të Popullit.