Në Kosovë është miratuar raporti i verifikimit të kuorumit dhe mandateve. Menjëherë pas këtij vendimi deputetët prezentë në sallën e Kuvendit të Kosovës janë betuar.

Në sallë ishin 114 deputetë, të cilët janë betuar nën udhëheqjen e seancës nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari.

Glauk Konjufca është votuar në krye të Kuvendit të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje bashkë me Listën “GUXO” të Vjosa Osmanit e kanë propozuar Konjufcën kryeparlamentar për legjislaturën e re. Propozimin e tij e ka bërë deputeti Adnan Rrustemi, derisa 69 deputetë kanë votuar pro, 33 kundër dhe asnjë abstenim.

Artikulli paraprak“MISIONI IM”, LULZIM BASHA SUPRIZON PAK DITË PARA ZGJEDHJEVE TË 25 PRILLIT, BOTON LIBËR!
Artikulli tjetërKAPSHTICA VIJON E MBYLLUR, GREQIA SHTYN AFATIN E BLLOKIMIT DERI MË 5 PRILL