Festa e Republikes se Italise, eshte festuar mbremjen e se enjtes, edhe ne qytetin e Shkodres.

Nje feste madheshtore, ku merrnin pjese autoritetet civile dhe fetare, perfaqesues te institucioneve, dhe shtetas italiane. Konsulli I Italise ne Shkoder Vito Stighliani, ne fjalen e tij pasi ka pershendetur te pranishmit, ka bere nje panorame te shkurter te histories kur Italia nga monarki u kthye ne Republike permes referendumit nderkohe, ai ka folur edhe për marrëdhenien e ngushtë mes shqipërisë dhe Italisë . Nga ana tjetër, ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo, përkrahi shtetin shqiptar dhe në mënyrë të vecantë shqiptarët që të kërkojnë anëtarësimin në familjen e madhe europiane. Me 2 Qershor te vitit 1946, pas 85 vitesh monarki, Italia vendosi permes referendumit te behej Republike, nje shtet I ri, qellimi kryesor I te cilit ishte ndertimi I nje te ardhmeje me baza lirie dhe solidariteti. u festua festa e republikës së italisë, permes nje mbremjeje te kendshme, organizuar posacerisht per kete rast nga Konsullata e Italise ne Shkoder.

Artikulli paraprakTURIZMI KULTUROR, MEMA: RRITET NUMRI I TURISTËVE QË VIZITOJNË SHKODRËN
Artikulli tjetërPMNZH, BUSHATI: NEVOJITEN 100 PUNONJËS, AKTUALISHT VETËM 35