Doktor Giuseppe Gozzo, drejtues i repartit të kirurgjisë plastike në spitalin San Paolo në Bari, Itali, zhvilloi këtë fundjavë konsulta falas në Hospital One, më qytetarët shkodranë. Ai sebashku me ekipin e tij, është bërë pjese e Hospital one në SHkodër, ku në vazhdim do të realizoje edhe nderhyrjet e para estetike dhe plastike. Doktori Italian, këshilloi dhjetra pacientë të cilët nuk ishin të kenaqur me pamjen e tyre dhe kerkonin të ndryshonin per një pamje më të bukur dhe të harmonizuar.

Sot kemi vizituar pacientet qe kane probleme me hunden kryesisht dhe qe duan rinoplastiken dhe disa te tjere, qe nuk ishin te kenaqur me pamjen e tyre per shkak te vesheve dhe kane nevoje per otoplastiken. Mendoj se kjo structure spitalore eshte fantastike. Cdo gje eshte ne rregull. AMbjentet e reja, teknologjia e avancuar dhe eshte perfekte per kirurgjine plastike. Erdha ne Shkoder, per te pare një realitet te ri dhe per te implementuar kirurgjine plastike. Duam te ndihmojme njerezit te jene te lumtur me pamjen e tyre.

Hospital One, I ka kushtuar një rendesi të vecantë kirurgjise plastike dhe estetikes duke ndertuar një repart të dedikuar dhe një ekip me ekspertet me të mirë. Pervec doktorit Italian, me 5 Qershor në Hospital One, do të ofrojë konsulta falas edhe doctor Ezequiel Monzon. Spanjolli, drejtuesi I disa klinikave në Majorka, Tenerife dhe Madrid, do të konsultohet me qytetaret që duan të rimodelojnë pamjen e tyre të jashtme apo me ata persona qe kanë probleme me obezietin. Me 5 Qershor, vizitat falas do të jenë nga ora 10.00 deri në oren 13.00 në Hospital One.

 

Artikulli paraprakNATA E DYTË E FESTIVALIT PËR FËMIJË
Artikulli tjetërPRESIDENTI BAJRAM BEGAJ, URON FËMIJËT PËR DITËN NDËRKOMBËTARE