Pavarësisht vështiresive financiare nga mungesa e të ardhurave për shkak të bllokimit prej 4 vitesh të lejeve të ndërtimit, Bashkia Lezhë nuk do të rrisë taksat dhe tarifat vendore as për vitin 2024.Konfirmimi ka ardhur nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu, gjate konsultimit publik me grupet e interesit të Lezhës dhe Shëngjinit për paketen fiskale dhe projektbuxhetin e vitit të ardhshem.

Por pretendimet e bashkisë u kundërshtuan nga përfaqësuesit e opozitës të pranishem në këtë takim, të cilët thanë se taksat janë rritur, ndërsa nuk munguan as debatet me kryebashkiakun Ndreu.

Paketa fiskale dhe buxheti i vitit 2024 në Bashkinë Lezhë pritet të miratohet nga Këshilli Bashkiak deri në fund të këtij viti.

Artikulli paraprakSHKODËR, U KAPËN DUKE KRYER PUNIME PA LEJE, PROCEDOHEN 3 SHTETAS
Artikulli tjetërAKSIDENT NË AKSIN MILOT-THUMANË