Partia Socialiste do të nisë ditën e sotme konsultimet me grupet e tjera parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, bëri me dije dy ditë më parë se do të konsultohej me Mesila Dodën, Enkelejd Alibeajn dhe Fatmir Mediun.

Ndërkohë këta të fundit kanë mbërritur në Kuvend.

Janë siguruar fotot ku Fatmir Mediu po ashtu i shoqëruar nga kreu i AAK Agron Duka shihen të hyjnë në sallën e Kuvendit.

Ky takim vjen pasi Balla përfundoi konsultimet me perfaqesues te Shoqerise Civile ne vend.

Artikulli paraprakMERR FUND NGËRÇI POLITIK, ABAZOVIÇ JEP LAJMIN: FORMOHET QEVERIA E RE NË MALIN E ZI!
Artikulli tjetërU KALLËZUA NGA PD PËR ABUZIM ME POSTIN, VELIAJ FITON GJYQIN, GJYKATA E TIRANËS VENDOS PËR PUSHIMIN E HETIMIT