DVP Shkodër/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, autorë të dyshuar për vepra penale të ndryshme.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin P. S., 59 vjeç, banues në fshatin Shtoj I Ri, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. M., 26 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, pasi në segmentin rrugor Shkodër-Koplik, me automjetim që drejtonte, ka goditur nga mbrapa automjetin me drejtues shtetasin malazez A. U., 43 vjeç. Nga përplasja janë dëmtuar lehtë 43-vjeçari dhe shtetasja P. S., 54 vjeçe, pasagjere në automjet.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Th., 26 vjeç, banues në Vaun e Dejës, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Sh. M., 50 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka bërë kallëzim një shtetas 57 vjeç, banues në Shkodër, se kjo shtetase e ka përndjekur dhe fotografuar.
Mëngjesin e sotëm, është paraqitur për mjekim, në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasja V. F., 39 vjeçe, banuese në fshatin Oblikë, e cila dyshohet se ka konsumuar acid, në banesën e saj. Aktualisht 39-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.