Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVKM-Durrës në bashkëpunim me Sigurinë Portuale, pas një raportimi të ardhur në Portalin e Komisariatit Dixhital, i cili bënte fjalë për kondrabandë nafte në Portin e Peshkimit Durrës, pas një pune hetimore të mirëorganizuar, rreth mesnatës së datës kanë dokumentuar me prova ligjore aktivitetin e jashtëligjshëm të shtetasve të mësipërm.

Të arrestuarit, në Kalatën Lindore, në Ish -Kantierin Detar Durrës janë kapur në flagrancë ku në bashkëpunim me njëri- tjetrin kishin vjedhur me qëllim shitjen jashtë territorit të Portit Durrës, naftë të marrë në anijet e peshkimit. Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

dy bidona me një sasi prej 60 litra naftë;

gjashtë bidona bosh; një bateri;

një pompë me tuba dhe tela të montuar , e cila shërbente për thithjen e naftës nga depozitat.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Vjedhja” dhe” Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” e kryer në bashkëpunim”parashiku- ar në nenet 134, 172, 25 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakSPANJË, 350 MIJË PROTESTUES KUNDËR PAVARËSISË SË KATALONJËS
Artikulli tjetërDIGJET MAKINA E POLICIT NË VLORË