Një kontrabandist në Britani ka pretenduar se një bandë shqiptare e ka kërcënuar se do ta vriste atë dhe familjen e tij.

Peter Martin, 51 vjeç, u arrestua nga oficerët e Forcave Kufitare në hyrjen e Channel Tunnel në Coquelles, në Francën veriore, në tetor 2016.
Oficerët gjetën 11 shtetas shqiptarë të fshehur në furgonin e tij.

Në atë kohë Peter Martin para se të hapte furgonin u tha oficerëve se ai kishte qenë në Francë për të blerë birrë për një festë, por kur policia kontrolloi furgonin gjeti njerëz në vend të alkoolit, raporton BBC.

Ai pranoi se po përpiqej të kontrabandonte grupin në Mbretërinë e Bashkuar, por pretendoi se po vepronte nën presion, duke thënë se po kërcënohej nga një grup shqiptarësh.
51-vjeçari pretendoi se banda e paidentifikuar kishte kërcënuar se do ta vriste atë dhe familjen e tij të ngushtë nëse nuk i dërgonte shqiptarët nga Franca në Britani të Madhe.

Gjykata nuk u bind me deklaratat e Martin dhe të Premten u desh më pak se një orë për ta shpallur atë fajtor, duke e dënuar me 5 vjet e gjysmë burg.

David Fairclough, nga Drejtoria e Imigracionit në Mbretërinë e Bashkuar, tha: “Kjo ishte një përpjekje e sofistikuar për të kontrabanduar njerëzit në Britani në mënyrë të paligjshme.
“Martin e dinte se çfarë po bënte ishte e gabuar dhe në kundërshtim me pretendimet e tij, nuk po vepronte nën presion.”

Artikulli paraprakKOMISIONI I VENECIAS NË TIRANË, DELEGACIONI DISKUTON SHKARKIMIN E METËS DHE 30 QERSHORIN
Artikulli tjetërU VRANË NGA DRITAN DAJTI 10 VITE MË PARË, KOLEGËT CEREMONI PËRKUJTIMORE PËR 4 DËSHMORËT E ATDHEUT