Kontrata sociale me qytetarët, e propozuar qe ne zgjedhjet e Qershorit, është vendosur ne murin e Bashkisë se Shkodrës, simbolikisht e firmosur serish nga Kryetarja e Bashkisë se Shkodrës.

Organizata “Hapat e Lehte” , kishte një inisiative te tille qe ne zgjedhjet e Qershorit duke ofruar një kontrate te tille për te gjithë kandidatet ne gare, ku sipas koordinatores Alketa Leskaj, kjo kontrate vjen si nje mbledhje vullnetare e vete qytetareve te Shkodrës. Kryetarja e Bashkise se Shkodrës, gjate prezantimit te kësaj kontrate sociale, u shpreh se Bashkia Shkodër, ka ne planin e saj nje program ambicioz për shërbimet sociale, ndërkohe qe duke u ndalur tek sfidat dhe pikat e kësaj kontrate, Ademi deklaroi se buxhetimi me pjesëmarrje do te nis shume shpejt ne Shkodër. Kontrata sociale është një dokument qe përmbledh prioritetet e te gjitha komunave dhe qytetit Shkodër qe do te përfshihen ne administrimin e Bashkisë se Re te Shkodrës. Prioritetet e marra përsiper nga zonja Ademi do te jene tashme te afishuara ne ambjentetet e Bashkise se Shkodres dhe do shërbejnë si objekt i monitorimit nga vete përfaqësuesit e komuniteteve.

Artikulli paraprakBUXHETI PËR SHKODRËN, SËRISH MË I VOGËL NË 2016-tën ?!
Artikulli tjetërPROTESTA E OPOZITËS, REAGIMI QYTETAR ME 8 DHJETOR