Kontrollojnë për Kanabis por i gjejnë arme pa leje,ndalohet 51 vjecari. 

 

Në vijim të Planit Veprimit të Drejtorisë Vendore Shkodër “Për parandalimin e fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike” Sot datë 12.04.2017 nga shërbimet e Komisariatit Policisë Pukë gjatë të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në banesën e shtetasit Gjergj Dushaj, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: Një armë gjahu tip çifte dhe 2 armë automatike model 56, 2 krëhëra me 45 fishekë. Për këtë rast u bë arrestimi në flagrancë i shtetasi: *Gjergj Tushaj, 51 vjeç, banues në Lezhë për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuara nga neni 280, 278/3, të Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Pukë për veprime të mëtejshme.

 

 

Artikulli paraprakFINANCIMI I TERRORIZMIT, BSH NDRYSHON RREGULLOREN PËR BANKAT
Artikulli tjetërMOGHERINI E HAHN: KEQARDHJE PËR BOJKOTIN, TË BËHEN ZGJEDHJE DEMOKRATIKE