Një djalë i ri është gjetur në befasi të martën në Tiranë, pas një kontrolli që policia ushtroi në mjetin ku ai ishte pasagjer.

Sipas burimeve nga Komisariati i Policisë Nr. 4, nga kontrolli fizik të riut iu gjet e bllokua 1 dozë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Gjithashtu, nga verifikimi rezultoi se ky djalë ishte në kërkim, me masë sigurie “Arrest në burg”,

pa afat, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

‘Më datë 12.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin I.T., vjeç 20, banues në Babrru, pasi dyshohet se në rrugën “Bardhyl, duke qenë pasagjer në mjetin tip “Volksvagen”, të drejtuar nga shtetasi S.M.,

nga kontrolli fizik iu gjet e bllokua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe nga verifikimi rezultoi në kërkim, me masë sigurie “Arrest në burg”, pa afat, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Neni 283 i Kodit Penal’, thuhet në njoftim.

Artikulli paraprakBLLOKOHET ANIJA NË DET, NIS OPERACIONI PËR NXJERRJEN E SAJ NË BREG
Artikulli tjetërARRESTOHEN ME 3 KG HEROINË GJASHTË SHQIPTARË