Policia e Shtetit/Kontrolle intensive në çdo skaj të vendit, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Gjenden dhe asgjësohen me anë të djegies, 1099 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, të kultivuar në kubikë dhe në tokë, në Krujë, Lezhë dhe Shkodër.

✅Në Krujë, në kuadër të fazës së 7-të të operacionit antikanabis të koduar “Territor i pastër”, gjatë kontrolleve në zona të pyllëzuara të fshatrave Brret dhe Fushë Madhe, u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies, 794 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

✅Në Lezhë, në kuadër të fazës së 4-të të operacionit antikanabis të koduar “Imazhi”, gjatë kontrolleve në territorin e fshatit Zimaj, u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies, 200 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

✅Në Shkodër, gjatë kontrolleve në territorin e fshatit Vukpalaj, nga shërbimet e Policisë Kufitare të Shkodrës dhe ato të DVP Shkodër, u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies, 105 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Strukturat e Policisë së Shtetit, në qendër dhe në qarqe, vijojnë veprimet hetimore me qëllim përcaktimin e autorësisë së këtyre rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të mos përfshihen në veprimtari të tilla kriminale, pasi do të përballen me pasojat penale dhe sociale të tyre. Gjithashtu, fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo dyshim që mund të

kenë për raste të kultivimit të bimëve narkotike.

Artikulli paraprakTRAFIKU BLLOKON LËVIZJEN E MJETEVE
Artikulli tjetërMINISTRJA KUSHI NË KUVEND: TASHMË SHQIPËRIA NGJITET NË NJË NIVEL TJETËR PAGASH PËR MËSUESIT DHE PEDAGOGËT