Kontrolle në lokalet e natës, 11 të arrestuar për drogë e prostitucion
Policia e Tiranës ka arrestuar 11 persona për vepra të ndryshme penale. Këto arrestime janë bërë në kuadër të planit të masave të marra gjatë fundjavës për goditjen e paligjshmerisë. Personat e arrestuar u kapën në lokalet e natës dhe akuzohen për trafik të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim të prostitucionit. Pesë të rinj u arrestuan pasi u janë konstatuar lëndë të dyshuar narkotike të llojit “Kokainë” dhe “Cannabis Sattiva”. 1-Arif Kostenja, 35 vjeç, banues në Tiranë. 2-Erjon Rrodhe, 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë. 3-Hamdi Dërvishi, 21 vjeç, banues në Tiranë 4- Elton Çeliku, 27 vjeç, banues në Tiranë 5-Fatos Rama, 25 vjeç, banues në Tiranë Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale” – 2 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojt “Kokainë” – 10 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojt “Cannabis Sattiva” Ndërkohë në bazë të informacioneve te marra në rrugë operative u bë e mundur të dokumentohet dhe goditet veprimtaria kriminale e “Trafikimit të personave të mitur” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”, parashikuar nga Neni 128/b dhe 115 të Kodit Penal.Arrestohen në flagrancë shtetasit: 1-Xhonatan Terpollari, 21 vjeç, banues në Tiranë. ( Neni 128/b) 2-Florian Bregu, 36 vjeç, banues në Tiranë. (Neni 115). Si dhe po punohet për kapjen e shtetasit: -L. B, banues në Tiranë Nga kontrolli të ushtruar në Night Club u konstatuan 3 vajza të cilat ishin punësuar si balerina. Nga verifikimet e kryera rezultoi se njëra prej balerinave më konkretisht shtetësja M. D, 16 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet të jetë rekrutuar nga shtetasi Xhonatan Terpollari që prej muajit Korrik të këtij viti dhe shfrytëzohej për prostitucion duke i siguruar klientët në ambientin e clubi. Ambjentet e këtij clubi ishin vënë në dispozicion të veprimtarisë së prostitucionit, ku njëri prej aksionerëve shtetasi Florian Bregu dyshohet të ketë nxitur dhe ndërmjetësuar që vajzat të kryejnë prostitucion. Po kështu është dokumentuar se në të njëjtën veprimtari kriminale është përfshirë dhe ortaku i tij shtetasi L. B, i cili është shpallur në kërkim. U proçeduan në gjendje të lirë 12 subjekte për kupon tatimor Sektori i Krimit Ekonomik-Financiar, ka ushtruar kontroll i cili ka konsistuar në korrektësinë e lëshimin të kuponit tatimor gjatë shitjeve të produkteve si dhe në verifikimin e punonjësve të siguruar ose jo të cilët janë punësuar në këto lokale. Si rezultat u proçeduan në gjendje të lirë 12 subjekte për veprën penale të “Fshehjes se të ardhurave “parashikuar nga neni 180 K.Penal . Gjithashtu janë arrestuar nga Komisariatet për vepra të ndryshme penale, 4 shtetas: 1-Roland Topi, 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë (Nenet 236, 237 & 238 2-Qerim Shoshari, 60 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë (Nenet 150dhe 84 3-Griseldo Lajmeri, 18 vjeç, banues në Tiranë (Neni 134) 4-Shaqe B., 40 vjeçe, banuese në Tiranë (Nenet 90, 84 dhe 272) Policia e Tiranës po vijon punën me intensitet të lartë për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në territorin që mbulon.