Grupe Inspektoriateve të ndryshme dhe Task Forcave të ngritura kohët e fundit janë duke bërë kontrolle në disa prej hoteleve dhe restoranteve më të mira në Shkodër. Kështu grupet e Inspektoriatit të Turizmit, ISHTI, Inspektoriati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut, ISHMT, Ministria e Shëndetësisë, OSHEE dhe institucione të tjera që bëjnë kontrollet rutinë kanë zhvilluar kontrolle të shpeshta në hotelet me 4 dhe 5 yje në Shkodër të cilat në fakt prej vitesh janë ndër më të mirat në vend.

Edhe pse ofrojnë një shërbim të standardeve të larta në çdo aspekt të mundshëm, këto inspektoriate dhe grupe Task Force pa asnjë lloj koordinimi vijnë pothuajse çdo ditë duke u kthyer kështu në një shqetësim sepse në një kohë kur numri i turistëve është duke u shtuar grupet e kontrollit janë në dyert e këtyre hoteleve cilësore pa asnjë lloj arsye duke përfshirë edhe hotele si “Golden Palace” apo “Colosseo” si dhe të tjera të ngjashme. ISHTI, ISHMT, grupet e Ministrisë së Shëndetësisë apo të tjera sillen vetëm në qendër të qytetit duke harruar fare zonat e tjera dhe njësi të tjera të cilat nuk plotësojnë kriteret dhe kanë shumë probleme siç mund të jenë bujtinat apo të tjera të përafërta. Këto grupe kontrollesh mjaftohen me një xhiro në qendër të qytetit me tendencë të plotë duke ç’orientuar këto biznese që janë elitë me kontrolle terrori nga ana e tyre.

Nuk mund të ekzistojë askund që brenda 2 3 mujave të zhvillohen 10 apo më shumë kontrolle nga Inspektoriate e Task Forca të ndryshme me dhe pa urdhër. Shumë prej tyre janë institucione enigëm të shpërndara në një kohë kur këto institucione duhej të ishin të grupuara. “Golden Palace” dhe “Colosseo’ janë dy hotele që ofrojnë të gjitha standarded e mundshme por problem mbetet fakti se këto kontrolle janë shumë të shpeshta duke qëndruar për disa orë me radhë pa ndonjë shkak si dhe selective, duke harruar kështu bujtinat apo njësi të tjera shërbimi në zona të tjera të bashkisë Shkodër të cilat nuk kontrollohen thuajse kurrë.

Artikulli paraprakMYFTINIA SHTRON IFTARIN E FAMILJES: SHQETËSIM EMIGRIMI
Artikulli tjetërSUKA – DAJÇ, FSHATI QË PO SHPOPULLOHET