Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me tetë grupe të forcave të saj operacionale, ka kryer kontrolle të befasishme në IEVP Rrogozhinë dhe Reç. Gjatë këtyre konstrolleve policia ka ka konstatuar pajisje elektronike si televizorë, aparatura digitalbi, pajisje komunikimi Android e modifikuar në një kuti kartoni, e cila e lidhur me televizorin mund të realizojë nderveprim në rrjetet sociale. Po ashtu gjatë kontrollit u gjetën edhe një thikë e improvizuar, një radio dore e modifikuar me dalje USB dhe Antenë etj.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me tetë grupe të forcave të saj operacionale, ka kryer kontrolle të befasishme në IEVP Rrogozhinë dhe Reç përgjatë fashës orare 17-20.55 të ditës së dielë. Në IEVP Rrogozhinë janë kontrolluar 8 dhoma ku janë konstauar pajisje elektronike si televizorë, aparatura digitalbi, të cilat i kishin të cënuar elementët e sigurisë “vulat”. Një orë dore e gjetur nga grupet e kontrollit, dyshohet se përdorej si pajisje komunikimi.
Ndërkohë në IEVP Reç është gjetur një pajisje komunikimi Android e modifikuar në një kuti kartoni, e cila e lidhur me televizorin mund të realizojë nderveprim në rrjetet sociale. Po ashtu gjatë kontrollit u gjetën edhe një thikë e improvizuar, një radio dore e modifikuar me dalje USB dhe Antenë etj. Materialet u janë kaluar ekspertëve të SHKB-së së burgjeve.