Krerë të policisë së Kosovës dhe ministra të qeverisë kanë vizituar sot zonën kufitare në Bërnjak, Jasonevik dhe atë të liqenit të Ujmanit në veri të vendit.Sipas njoftimit zyrtar, në këtë vizitë kanë marrë pjesë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Drejtorin e Departamentit Kufitar, Fehmi Xhata.

“Qëllimi i kësaj vizite ishte e një rëndësie të veçantë, për të parë punën e zyrtarëve policorë, të cilët me patrullimet e tyre mbulojnë atë pjesë të zonës kufitare, për të ofruar siguri si dhe për të parandaluar krimin e kontrabandën e mallrave”, thuhet në komunikatën e policisë.

Sipas mediave në Kosovë kjo vizitë ka ardhur edhe pas raportimeve lidhur me kontrabandën në këtë zonë.

Artikulli paraprakDREJTORIA TEKNIKE E FSHF, MBLEDHJE ORGANIZATIVE ME KOMISIONIN E EKIPEVE KOMBËTARE
Artikulli tjetërNJOHJA E KONTRIBUTIT PËR SIGURIMET SHOQËRORE, FINALIZOHET TË MARTËN MARRËVESHJA SHQIPËRI-ITALI