Një aksion i madh është zhvillar sot nga Forcat Speciale të Policisë të ndihmuar nga qentë nuhatës në qytetin e Krujës.

Sipas informacioneve Frocat Speciale kanë bërë kontrolle të imtësishme në banesta e dy prej të arrestuarëve që dyshohet se kanë lidhje direkte me gabitjen e Rinasit ku u vodhën miliona euro.

Përkatësisht kontroll janë ushtruar në banesën e Oltian Veseli në lagjen ‘Çitoze’ të Krujës dhe në banesën e Elton Piklit në lagjen ‘Abaze’ po në Krujë. Kontrolle janë bërë edhe në biznesin ku Pikli punonte si kasap në qendër të qytetit të Krujës.

Por jo vetëm kaq, pasi Forcat Special kanë kontorlluar edhe disa banesa të personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në super grabitjen e Rinasit.

Kujtojmë se tre ditë më parë RENEA dhe FNSH kryen kontrolle në banesën e Talo Çeles ku u sekuestruan disa paisje elktronike si kompjutera e kamera sigurie pasi banesa gjendet 100 metra larg servisit ku është modifikuar furgoni me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” që u përdor në grabitje.

Ndërsa sot janë ushtruar konte në fshatin Karakullak ku ndodhet banesa e prindërve të Talo Çelës.

Ndërkohë në lidhje me grabitjen e Rinasit ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ku sot në Kuvend ka deklaruar se banda që kreu grabitjen ka lidhje me celula terroriste.

“Policia e Shtetit, dhe për këtë jemi dëshmitarë të gjithë, një bandë e cila ka arritur të krijojë problematika të mëdha në disa vende, jo vetëm në Shqipëri, por në Shqipëri, në Greqi, në Kosovë, ka sulmuar, ka thyer burgje, ka dëmtuar, ka vjedhur banka, ka grabitur parà, ka sulmuar me armë Policinë e Shtetit.

Ka lidhje të dokumentuara me celula terroriste të rrezikshme dhe mbetet, për ne të gjithë, por dhe për publikun shqiptar, me rëndësi që të mbahet në vëmendje kjo situatë, e cila është aq e pazakontë dhe e papranueshme.” ka deklaruar ndër të tjera Lleshaj.

Artikulli paraprakVOLEJBOLL MESHKUJ:VLLAZNIA NE FINALE
Artikulli tjetërTIRANA ZYRTARE, NEGOCIATA PËR RIATDHESIMIN E SHPEJTË TË SHQIPTARËVE TË IZOLUAR NË SIRI