Zëvendëspresidenti Ekzekutiv i Komisionit Europian, Frans Timmermans ka dhënë disa sugjerime për Shqipërinë që të tërheqë markë të re turistësh duke e kthyer vendin në më të përgjegjshmin ndaj turizmit.

“Shqipëria në një të ardhme të afër do të bëhet anëtare e BE. Puna ime kryesore është ta vendos Evropën në drejtimin e të bëhet neutral në 2030. Kemi pasur shumë programe. Duhet të punojmë mjaft ngushtë me partnerët në mbarë botën për të arritur sukses. Vendi ku jemi sot ka disa nga plazhet më të mira. Keni mundësi të bëni zgjedhje të reja. Keni disa prej maleve më të bukura që keni parë ndonjëherë.

Shqipëria e ka këtë mundësi dhe inkurajoj autoritetet shqiptare t’i zhvillojnë. Keni shumë për të ofruar. Ndoshta s’do jeni luksoze se ka vende që ndërtojnë industri luksoze, por mund të jeni vendi më i ndërgjegjshëm ndaj turizmit, mund të tërhiqni markë të re turistësh. Kjo është një mundësi për Shqipërinë. Të ulim gjurmën e karbonit. 17% shkaktohet nga udhëtimi. Të punojmë me industrinë ajrore. Duhet të kemi një ide më modulare. Mund të bëjmë diçka me trenat nëse fusim trenat e natës, ndoshta të përdorim biçikletat. Çfarë nuk duhet bërë është të thuash që s’duhet të udhëtoni se ndikon në klimë, por duhet të udhëtoni në mënyrë të ndërgjegjshme. Ndërgjegjësimi vjen edhe për të tjerët, kjo është dhurata që kemi, jo thjesht të rrimë. Kjo është ajo dhuratë që duhet ta përdorim në mënyrë të mençur. Turizmi është demokratizuar. Shqipëria mund të na tregojë markat e turizmit dhe Komisioni Europian do të punojë me kënaqësi me ju”, tha Timmermans.

Artikulli paraprakMIRATOHEN LISTAT SHUMEMËRORE PËR ANËTARË TË KËSHILLAVE BASHKIAKË PËR 12 SUBJEKTE ZGJEDHORE
Artikulli tjetërRAMA: GJYSMA E PARAVE TË FUSHATËS SË 14 MAJIT DO TË SHKOJË PËR MBJELLJE FIDANËSH! MBASE E NDJEK EDHE EUROPA MODELIN TONË