Koordinatori për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Europian, Michael Gahler, kritikoi qeverinë në Tiranë për përgojimin që ku i fundit i ka bërë qëndrimin e tij jomiqësor ndaj Bashkimit Europian.
Duke iu referuar Turqisë, Gahler i kujton Ramës se duhet të ketë kujdes me pazaret joeuropiane dhe me shtete jomiqësore ndaj Europës.
Koordinatori për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Europian, Michael Gahler vë në dukje, gjitjashtu, kushtet e papërmbushura nga Shqipëria për nisjen e negociatave dhe apelon qeverinë që të plotësojë e jo të mohojë kushtet.
DEKLARATA E PLOTË:
Kur bëhet fjalë për kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë përpara fillimit të negociatave të pranimit, miqtë e një Shqipërie europiane nuk duhet të irritohen shumë dhe për kohë të gjatë nga ata që kanë për detyrë t’i përmbushin! Dmth nga qeveria!
Konkluzionet e Këshillit Europian janë të ditura, rekomandimet e Komisionit të Venecias janë të ditura, teksti dhe fryma e marrëveshjes së 5 qershorit është e ditur!
Kjo e fundit është shkelur, ndërkohë që nuk ka progress në shumë kushte
-Ligji për median nuk është përmirësuar;
-zyrtarë të përfshirë në manipulimin e votave i kanë shpëtuar ndjekjes penale;
-gjithashtu zyrtarë të lartë të qeverisë e ish magjistratë të gjyqesorit të përfshirë në korrupsion i kanë shpëtuar ndjekjes penale;
-pastrimi i parave mbetet një shqetësim i paadresuar, nisur edhe nga skandali i fundit;
-kushtetueshmëria e zgjedhjeve lokale të 2019 ende nuk është sqaruar;
-ngritja e institucioneve të reja të gjyqësorit është e ngadaltë;
Qeveria në Tiranë nuk duhet të provokojë miqtë e Shqipërisë europiane, qoftë duke mohuar këto kushte apo duke përgojuar BE për ndihmën e saj ose duke bërë marrëveshje me palë të treta në shkelje të ligjit europian.
Këto janë çeshtjet që kam ngritur në forume europiane e do të vazhdoj të ngre për hir të besueshmërisë së vendit dhe të ecurisë së shpejtë drejt anëtarësimit.