PAS TË SHTËNAVE ME ARMË, KRYEQYTETI SULMOHET SËRISH NGA PLUMBAT. Të tjera të shtëna me armë kanë ndodhur disa orë pas një sulmi vdekjeprurës në një lokal në Kopenhagen.
Nga të shtënat e dyta u vra një person pasi u qëllua në kokë dhe u plagosën dy policë. Autori i të shtënave me armë u largua menjëherë pas ngjarjes me këmbë. Kështu bën të ditur policia daneze për agjencinë e lajmeve AFP. Nga raportimet, personi që vdiq ishte civil, kurse dy policët u plagosën në këmbë dhe në krah.Ata janë jashtë rrezikut për jetën. Ky sulm i dytë me armë ndodhi rreth 5 kilometra larg vendit të sulmit të parë në lokal. Nuk dihet nëse dy sulmet kanë lidhje me njëri-tjetrin.Policia daneze është vënë në alarm dhe ka nisur kërkimet për kapjen e autorëve.