Kopshti “Ismet Sali Bruçaj” ka ndryshuar totalisht pamjen e tij. Falë një investimi 30 milion lekë të Bashkisë së Shkodrës, ai i është nënshtruar një rikostruksioni të plotë në mjediset e jashtme dhe mjediset e brendshme.
Investimi ka përmirësuar rrënjësisht ambjentet pritëse dhe ato akomoduese, kuzhinën dhe fjetoret për fëmijët në këtë kopësht me drekë. Njëkohësisht, është ndërhyrë edhe në rrjetin e kanalizimeve ku situata ka qenë problematike.
Ky kopsht ofron standarte optimale për 140 fëmijët që edukohen aty, duke qenë zgjedhje parësore nga prindërit shkodranë.
Me një pagesë shumë të përballueshme nga çdo familje, përveç edukimit, fëmijët në këtë kopësht ushqehen tre vakte, pushojnë në kushte komode në drekë dhe marrin një përkujdesje prindërore nga stafi i kopshtit.