Prej disa ditësh kompania OSHE ne M.Madhe, duket me urdhër nga larte, ndoshta e përzgjedhur për eksperiment, ka filluar te mos kryejnë asnjë veprim financiar me pajtimtarët e vete, nëse këta te fundit nuk përgatisin tere dokumentacionin e kërkuar, serish për te rilidhur kontrate te re me ketë kompani.
Ne realitet askush nuk e thote arsyen perse po ndolle kjo , mbasi te gjithe konsumatoret e energjisë elektrike, prej vitesh ne M.Madhe jetojne e banojnë , pra nuk ka patur levizje demografike te medha, dhe as prurje nga rrethet e tjera. Gjithsesi nje detyrim I till , me se shumti vlerësohet si nje nga rruget per te zbrazur gjithnje e me shume xhepat e banorve te M.Madhe. As nga ana e bashkise se Koplikut nuk eshte ndermarre asnje nderhyrje per te mesuar me teper ne lidhje me kete ceshtje . Ndërkaq, vete qytetaret kerkojne nje zgjidhje, dhe te mos paguajne ne te zeze nje shifer prej 48 mioje lekesh per te lidhur nje kontrate te tille e cila nuk dihet nëse eshte e rregullt apo jo. Megjithate te gjithe presin nje përgjigje se pse po ndodh nje situate e tille.