Vijon të rritet numri i vaksinimeve kundër COVID-19 në bashkinë Malësinë e Madhe. Kryevaksinatori Skender Jacaj në njësinë vendore te kujdesit shendetesor ne kete bashki ben te ditur se deri më tani, janë kryer më shumë se 20 mijë vaksinime. Ai e vlerëson këtë shifër si të kënaqshme duke ditur edhe përhapjen e virusit në këtë zonë

Kryevaksinatori Jacaj shton se grupmosha më e vaksinuar nga COVID-19 ështe nga 30-70 vjec.

Bashkia Malësi e Madhe është e dyta pas Shkodrës për nga numri i lartë i vaksinave të kryera gjatë një viti. Ndërgjegjësimi i qytetarëve ka lehtësuar punën e specialistëve për tu përballuar me pandeminë në këtë zonë.

 

Artikulli paraprakINVESTIME NË KALANË E DRISHTIT, BANORËT: E MIRËPRESIM
Artikulli tjetërVLLAZNIA, FUTBOLLISTI KRUJA: SYNOJMË FITIMIN E KUPËS