Mungesa e një specialist gjinekolog, ka bërë që Reparti i maternitetit në pranë shërbimit spitalor në Koplik të mbyllet, ndërsa stafi i këtij reparti është zhvendosur në urgjencë.

Si pasojë e kësaj, të gjitha gratë që do lindin duhet ti drejtohen Spitalit Rajonal të Shkodrës deri në zgjidhjen e situatës. Në të gjitha rastet e lindjeve, pranë shërbimit spitalor në koplik mund të merret vetëm asistencë mjekësore, por jo shërbim i plotë, kjo si pasojë e mungesës së mjekëve specialist.

Artikulli paraprak“PERKUJDESUNI PËR GRATË TUAJA” NË TRIBUNË FETARE
Artikulli tjetër“SHEND E VERË DRITASH” ALEGRI, MUZIKË DHE FISHEKZJARRE