NGJARJA KA NDODHUR NË NJË SHKOLLË 9-VJEÇARE NË KOPLIK. Skenat e filmit “Lulëkuqe përmbi mure” tashmë kanë nisur që të luhen edhe në jetën e përditshme.

Një video e publikuar në Facebook nga faqja “Jeta osh qef” ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve pasi aty shfaqet një rast i mirëfilltë dhune në ambientet e shkollës. Një nxënës dhunohet nga mësuesja e tij në klasë disa herë radhazi dhe kjo duket qartë teksa mësuesja e godet atë vazhdimisht në kokë dhe në fytyrë. Sipas përshkrimit që kjo faqe i bën videos së publikuar, tregon se ngjarja ka ndodhur në një shkollë 9-vjeçare në Koplik. Ndërkohë që komentues të shumtë kanë reaguar në lidhje me këtë video duke dënuar veprimin e mësueses dhe duke kërkuar që ky rast të denoncohet dhe për të të merren masa.

[iframe width=”300″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/OnaKMVKDB7k” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakSHUHET MBRETI I ARABISË SAUDITE
Artikulli tjetërSEKRETARI I NATO-s NË KOSOVË