Qyteti i Koplikut vazhdon të ketë probleme me ujin e pishëm jo vetëm gjatë stinës së verës por edhe në dimër. Si rezultat në disa lagje të këtij si qyteti si Mehaj, Pigza apo edhe Culaj, prej shumë vitesh janë të privuara nga mos furnizmi me ujë. Ndërkohë pjesa e tjetër e qyteti ka një furnizim me orar.

Problemi nuk ndalet këtu pasi gjatë 24 orëve furnizimi me ujë të pishëm nuk bëhet me shumë se 30 minuta në 24 orë. Nisur nga kjo qytetarët janë detyruar që të bëjnë të tjera zgjidhje me një kosto të lartë ekonime por njëkohësisht dhe duke rrezikuar jeten e tyre. Qytetarët kanë vendosur çisterna sipër pallatave të peshave të ndryshme duke shkaktuar kështu një mbipopullim të tyrre e duke rrezikuar shëmbjen e pallateve. Në lidhje me këtë shqetësim ka folur Kadri Ujkaj duke vënë theksin tek rreziku që i kanoset jetës së qytetarëve të koplikut. Bashkia e Malësisë së Madhe si përgjegjëse e drejtpërdrejtë e zgjidhjes së problemeve sociale kërkohet sa më shpejt të ndërhyjë në përmirësimin e furnizimit të qytetarëve më ujë të pishëm. Sa më shumë që të vonohet zgjidhja e këtij problemi mund të ketë pasoja më të mëdha për njerëzit.

Artikulli paraprakVLLAZNIA NË PRITJE TË PËRFORCIMEVE TË TJERA
Artikulli tjetërSHKODËR, POLICIA ASGJESON 2566 RRËNJË KANABIS SATIVA