Mungesa e një qendrë kulturore në qytetin e Koplikut është kthyer në një shqetësim.
Qytetarët atje e shohin si një problem që për 30 vite ende nuk është ndërtuar një godinë për ta kthyer në një qendër kulturore që do të shërbente shumë për artistët e rinj dhe zhvillimin e tyre të mëtejshëm.
Qytetarët në Koplik kërkojnë që sa më shpejt të jetë e mundur të mendohet për një projekt të tillë.
Prej vitesh kryebashkiakët në Malësinë e Madhe kanë premtuar një qendër kulturore por deri më tani nuk është realizuar ndërsa është e paqartë se kur mund të vijë një projekt i tillë.
Malësia e Madhe ka një numër të konsiderueshëm artistësh të rinj të cilët mund të shprehin talentin e tyre dhe të zhvillohen më shumë nëse do të ekzistonte një qendër kulturore