Në bibliotekën e qytetit të Koplikut është hapur ekspozita “Sanxhaku, histori e dhembjes kombëtare”. Kjo ekspozitë e organizuar nga shoqata “Kosova për Sanxhakun” dhe është pjesë e një turi që po zhvillohet në të gjithë Shqipërinë. Studiuesi Ismet Azizi bën me dije se kjo ekspozitë përmban 365 foto nga treva e Sanxhakut, prej të cilave 60 jane pjesë e turit të ekspozitës së hapur në qytetin e Koplikut.

Nga ana tjetër, Ali Daci, studiuesi nga Rozhaja tregon vështirësitë për krijimin e fondit të fotografive, ndërsa shton se një pjesë e banorëve të trevës së Sanxhakut e kanë harruar gjuhën shqipe.

Nënkryetari I bashkisë Malësi e Madhe Sytki Ndrecaj vlerëson këtë bashkëpunim.
Ekspozita ka si qëllim të ndikojë tek studentët dhe ata që merren me studimin e rajonit të Sanxhakut.

 

Artikulli paraprakA KA VEND MË PËR BASHËN NË PD? NOKA: NUK DO TË JETË MË PARTI E BRAVAVE, POR…
Artikulli tjetërM. MADHE, STUDIUESI: VLERËSONI TURIZMIN KULTUROR