Shperdorimi i ujit, nga qytetaret e koplikut, ka krijuar probleme jo vetem per shperdorimin e ketij sherbimi qe i ofrohet qytetareve, por edhe ngrica te cilat sjellin aksidente.
Jane vete qytetaret te cilet denoncojne kete fakt, duke i bere thirrje te gjithe konsumatoreve qe te mos shperdorojne ujin e pishem, aq me teper ne keto temperatura te uleta te cilat kthehen ne ngrica dhe rrezikojne shkaktimin e aksidenteve. Burime prane ujsjellesit te koplikut bejne me dije se aktualisht jane marre disa masa per ndryshimin e orarit te furnizimit me uji te pijshem per qytetin e koplikut, pasi per momentin nuk ka kapacitetin e duhur te burimeve njerezore per gjobitjen e ketyre personave qe shperdorojne ujin e pishem