Prej disa ditësh është dëmtuar rrjeti kryesor i ujërave të zeza në qytetin e Koplikut të Malësisë së Madhe.

Si shkak i këtij dëmtimi parcelat në lagjen “Mehaj” të fermerëve janë ndotur nga ujërat e zeza. Në një gjatësi prej 20 metër, tubi i ujërave të zeza ka dalë jashtë funksionit duke sjellë edhe ndotjen në tokat e fermerëve. Pas shqetësimit të ngritur nga banorët, ka ndërhyrë sektori komunal i bashkisë Malësi e Madhe për të bërë riparimin. Përgjegjësi i shërbimeve komunale Dalip Rrustemi i bën thirrje banorëve që të mos ndërhyjnë me mjete të rënda sepse sjellin dëme të tilla si dalja jashtë funksionit e tubit të ujërave të zeza. Përveç ndërhyrjeve të vetë banorëve me mjete të rënda, tubi i ujërave të zeza ka dalë jashtë funksionit edhe si shkak i amortizimit sepse qëndron i vendosur prej 22 vitesh. Pavarësisht këtyre ndërhyrjeve që bën bashkia e Malësisë së Madhe, dëme mund të ketë sërish deri sa të realizohet një projekt afat gjatë për sistemimin e rrjetit kryesor në qytetin e Koplikut.

Artikulli paraprakAKADEMIKU TOPALLI: AKADEMIA E SHKENCAVE KËRKON INVESTIME
Artikulli tjetërMAJKO: LE TE SHKOJMË NË ZGJEDHJE DHE NË REFERENDUM