“Vallja e Bareshës” u quajt aktiviteti që hapi siparin e shumë veprimtarive të tjera që do të zhvillohen me të rinjtë e qytetin e Koplikut nga shoqata Vis Albania dhe bashkëpunëtorë të tjerë. Përmes motiveve popullore, të rinjtë dhanë mesazhe të ndryshme.

Saida Hasaj agjente e zhvillimit lokal pranë shoqatës Vis Albania tregon se këto oragnizimet me orientim ndaj kulturës dhe traditës janë të domosdoshme për të rinjtë e Malësisë së Madhe.

Sipas agjentes së zhvillimit lokal numri I të rinjve pjesëmarrës në ëktë aktivitet është I kënaqshëm.

Argëtimi, formimi dhe ndërgjegjësimi ishin fjalët kyqe për realizimin e këtij aktiviteti I cili do oragnizohet çdo të martë dhe të enjte në sheshin në qendër të Koplikut në bashkëpunim me famullinë Shën Kolli Shkrel dhe Qendrën Rinore Arka.

Artikulli paraprak“KASAPI” ARRESTON HAJDUTËT E BAGËTIVE NË LEZHË
Artikulli tjetërMETA: KOHA ËSHTË TANI, TË BËJMË ZGJEDHJET ME 13 TETOR