Problemi i prezencës së mbetjeve urbane në qytetin e Koplikut, po kthehet në një shqetësim për banorët atje.
Më problematike situata është në lagjet Llazan dhe Mehaj. Koshat e mbeturinave kanë mbi 3 muaj që nuk janë lëvizur nga vendi. Grumbujt e mebeturinave në qytetin e Koplikut gjatë ditëve të fundjavës krijojnë një gjendje kritike. Dekompozimi i mbeturinave mund të ndikojë për shfaqjen e sëmundjeve infektive. Me rritjen e temperaturave situata vështirësohet edhe më shumë në qytetin e Koplikut . Prezenca e mbetjeve urbane në mjediset publike jo vetem në qytetin e Koplikut por edhe në të gjithë territorin e Malësisë së Madhe tregon se menaxhimi atje nuk funksionon siç duhet. Bashkia e Malësisë së Madhe ende nuk ka miratuar buxhetin për vitin 2016 dhe pritet që në buxhet çështja e mbetjeve të marrë një zgjidhje.