Në një kohë kur i gjithë vendi është përfshirë nga raste të shtuara të virozave gripale në qytetin e Koplikut situata është më e qetë. Pavarësisht temperaturave të ulta, mjekia e urgjencës në spitalin e Koplikut Sanije Çela thotë se gjendja është normale. 10-15 është numri i vizitave të cilat shënohen çdo ditë pranë këtij spitali.

Çela këshillon qytetarët që t’i drejtohen mjekut të familjes, dhe të mos marrin medikamente pa recetën e mjekut në rastet kur kanë shqetësime nga gripi.

Deri më tani në spitalin e Koplikut nuk ka një situatë problematike ndryshe nga Shkodra apo qytete të tjera të Shqipërisë.

Artikulli paraprakNIS RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS “ISAJ”
Artikulli tjetërKURBIN, FSHATRAT GALLAT DHE VINJOLL PA MJEK