“Do të veprojmë me forcën që na jep ligji kundrejt bashkisë Shkodër nëse nuk gjendet një zgjidhje për furnizimin e banorëve të lagjes Fermentim me ujë të pijshëm”.

Kështu shprehet inspektori i ujrave Mikel Kopsaj që është edhe banor i asaj zone. Aty asgjë nuk ka ndryshuar dhe bashkia nuk ka marrë asnjë masë për furnizimin me ujë. Inspektori Kopsaj duke qenë edhe banorë në atë zonë thotë se dëshira e tij dhe komunitetit është që me bashkinë të gjendet rruga e bashkëpunimit dhe të zgjidhet problemi i ujit por në rast se bashkia nuk reagon atëherë nuk përjshtatohet as vendosja e gjobës që shkon deri në 20 milion lekë të vjetra. Edhe më parë inspektori Kopsaj bashkë me komunitetin kanë reaguar por zëri i tyre ka rënë në vesh të shurdhër duke qenë se ende mungon uji i pijshëm në zonën e Fermentimit.

Artikulli paraprakGORICË, BANORËVE NUK U VLERËSOHEN DËMET E PËRMBYTJES
Artikulli tjetërBANORËT E ZONËS FERMENTIM: MBUSHIM UJË ME KOVA