AKTIVITET I ORGANIZUAR NGA DREJTORIA RAJONALE E ARSIMIT. Kopshtet dhe shkollat e qytetit të Shkodrës marshuan përgjatë rrugës kryesore të qytetit në ditën e luleve. Të veshur si lule e me lule në duar të vegjlit gjallëruan qytetin.

Ky aktivitet u organizua nga drejtoria rajonale e arsimit. Inspektorja Lira Smaka foli rreth kësaj feste të bukur. Të tilla aktivitete duhet të ketë sa më shumë thotë inspektorja Smaka ndërsa kishte edhe disa çmime. Marshimi i fëmijëve të kopshteve dhe shkollave përfunduoi me tubimin e tyre para sheshit të Bashkisë Shkodër duke krijuar një atmosferë festive në ditën e luleve.

Artikulli paraprak“CHAMPIONS LEAGUE”, JUVENTUS FITON BETEJËN E PARË
Artikulli tjetërKRYEBASHKIAKU PËR 6 MAJIN: SHKODRA VETË NJË LULE