Qendra kulturore e fëmijëve “Kujtim Alija” në Shkodër organizoi garën me biçikleta me fëmijët e kopshteve publike dhe jo publike të qytetit. Garat u zhvilluan në pistën e stadiumit “Loro Boriçi” në qytetin e Shkodrës. Përgjegjësi i sporteve pranë qendrës kulturore të fëmijëve Herion Faslija thotë se tashmë kjo garë është kthyer në një traditë të bukur me fëmijët e vegjël të kopshteve.
Faslija thotë se qëllimi i kësaj gare me biçikleta është për të nxitur sa më shumë fëmijët që në moshë të hershme për t’u aktivizuar me sporte të ndryshme të cilat ndikojnë në zhvillimin pozitiv të tyre.
Në fund të garës me biçikleta për fëmijët e kopshteve të qytetit të Shkodrës u shpërndan edhe çmimet për fituesit dhe disa certifikata mirënjohje për të vegjlit.