Kopshti “Ismet Sali Bruçaj” në qytetin e Shkodrës zhvilloi ditën e dyerve të hapur duke ia kushtuar këtë aktivitet familjes dhe rëndësisë që ka. Drejtorja e këtij kopshti Ariana Baci tha se këtë ditë të dyerve të hapura vendosën ta organizojnë në ditën e familjes duke dhënë edhe disa mesazhe…
Në fjalën e saj drejtorja Baci tha se të gjithë bashkë duhet që të kontribuojmë që të kenë fëmijë të sigurtë për të ardhmen dhe të denjë për shoqërinë…
Në këtë aktivitet fëmijët e kopshtit “Ismet Sali Bruçaj” të ndihmuar nga edukatoret e tyre përgatitën një shfaqje me këngë, recitime, kërcim dhe mesazhe për familjen.