Qarku i Korçës është përfshirë që në orët e para të mëngjesit të sotëm nga reshjet e dendura të dëborës.

Ndonëse kontraktorët janë në rrugë për pastrim dhe kriposje, reshjet vazhdojnë në disa zona të shoqëruara edhe me erë.

Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë në Qafën e Qarrit, rrugën e Dardhes, rrugën Voskop – Voskopoje për mjetet e vogla. Udhëtarët që i zgjedhin këto destinacione për të pushuar duhet ta kenë parasysh.

Ndërkohë që rruga rurale Shtylle-Panarit vijon të mbetet e bllokuar.

Artikulli paraprakRAMA NXJERR VIDEO: PROJEKTI 3D SI DO SHNDËRROHET PORTI I DURRËSIT! PSE NA DUHET MANDATI I TRETË
Artikulli tjetërKOMPANIA COCA-COLA TESTON SHISHEN E PARË TË LETRËS