CFARË DIKTATURE! QEVERIA GËNJEN POPULLIN: JEMI NË FINALE .
Koreja e Veriut është duke gënjyer popullin me Kampionatin e Futbollit që luhet në Brazil. Megjithëse ky shtet në diktaturë nuk e siguroi pjesëmarrjen në këtë Botëror, për nënshtetasit e saj sjell një panoramë krejt ndryshe. Lideri i Koresë së Veriut ka shpikur një lajm super të gëzueshëm për popullin e tij, duke thënë se Koreja e Veriut ka arritur në finalen e Kampionatit Botëror në Brazil. Nuk është cudi të besohet kjo për koreanët veriorë të cilët nuk kanë dijeni se cfarë ndodh jashtë kufijve të shtetit të tyre. Kjo nuk është hera e parë që ata manipulojnë me popullsinë e tyre, pasi një gjë të tillë e bënë edhe në vitin 2010. Qytetarët, si gjithmonë janë gëzuar nga kjo arritje dhe janë shumë krenar për ekipin e Koresë së Veriut, i cili ka arritur majat duke prekur finalen e Kupës së Botës! Në një video të transmetuar në “Youtube” tregohet një klip ku gjoja zhvillohet një ndeshje futbolli për Kupën e Botës, ku Koreja e Veriut triumfon ja rezultatet: Së pari ata mundën Japoninë me rezultatin 7-0, më pas Shtetet e Bashkuara me 4-0, si dhe Kinën, 2-0.