Koreja e Jugut ka në gatishmëri trupat speciale për të eliminuar fizikisht liderin e Koresë së Veriut, në rast të një kërcënimi nga armët bërthamore.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes së Koresë së Jugut, i cili pasi u pyet mbi një plan emergjence në rast sulmi atomik, tha se vendi i tij zotëron një plan të veçante për të vrarë Kim Jong Un-in në rast rreziku bërthamor. Plani për eliminimin e Kim Jong Un-it përfshin goditjen e sakte me predha ne vendstrehimet e liderit koreano-verior. Sakaq u bë e ditur se Koreja e Jugut po përgatitet për skenarin më të keq, pasi sipas tyre, fqinjët veriorë do të kryejnë së shpejti testin e 6 të bombës bërthamore. Në fillim të muajit shtator, koreano-veriorët kryen testin e pestë dhe më të suksesshëm të bombës bërthamore. Testi u konsideruar jo vetëm i rrezikshëm, por edhe një provokim i madh nga liderët botërore.

Artikulli paraprakTAHIRI FLET PËR UNIFORMAT E POLICISË
Artikulli tjetërALARM TEK KOMBËTARJA, PROBLEME PËR SADIKUN DHE KUKELIN