Koreja e Veriut teston raketen balistike

Koreja e Veriut duket se ka kryer një tjetër test raketash këtë të premte, kanë raportuar mediat në Japoni dhe Korenë e Jugut. Raketa duket se ka rënë në ujëra japoneze, raportoi media publike e Japonisë “NHK”, duke cituar burime qeveritare. Sekretari i Përgjithshëm i Kabinetit të Japonisë, Yoshihide Suga tha se Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike në orën 11:42 të së premtes (ora lokale). Suga shtoi se raketa besohet të ketë zbarkuar në zonën ekskluzive ekonomike të Japonisë pas fluturimit për rreth 45 minuta. Në fillim të korrikut, Pheniani pretendoi se e kishte testuar me sukses një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM) për herë të parë. Ky test ishte i fundit në një seri të kryer në kundërshtim me një urdhër-ndalimi të Kombeve të Bashkuara. Gama e testit të fundit nuk dihet. Sipas disa ekspertëve, raketat e Koresë së Veriut janë në gjendje të arrijnë Alaskën. Nëse konfirmohet, testi më i fundit do të ishte i 14-të i raketave, i kryer nga Koreja e Veriut në 2017-ën.

Artikulli paraprakREAGON NDERTUESI I RESORTIT TË VELIPOJËS, SAIT FISHTA: JA CILA ËSHTË E VËRTETA E SHPËRTHIMIT
Artikulli tjetërREFUZOHET EKSTRADIMI I SHQIPTARIT AUTOR TË GRABITJES MË TË MADHE NË ANGLI