Angjelin Preljocaj, koreografi francez me origjinë shqiptare do të jetë anëtari më i ri i Akademisë së Arteve të Bukura në Paris.

Balerini dhe koreografi me famë botërore, ka vite që drejton trupën e tij të baletit “Preljocaj”. Me artin dhe talentin e tij, Preljocaj ka lënë gjurmë të pashlyeshme në skenat franceze e ato të huaja.

Koreografi i mirënjohur francez me origjinë shqiptare, Angjelin Preljocaj, është bërë pjesë e Akademisë së Arteve të Bukura në Paris.

Seksioni i koreografisë në këtë Akademi, e krijuar në vitin 1816, ka 4 anëtarë dhe njëri ndër ta do jetë tanimë edhe Angjelini.

I lindur në Sucy –en-Brie, Francë, në vitin 1957 nga prindër shqiptarë, Angjelin Preljocaj është një balerin dhe koreograf i baletit bashkëkohor.
Ai ka vite që drejton trupen e tij të baletit “Preljocaj” me të cilin prezantohet në mbarë botën, madje edhe në Bolshoi të Moskës.

Me artin dhe talentin e tij, Preljocaj ka lënë gjurmë të pashlyeshme në skenat franceze e ato të huaja.

Koreografi ka vënë në skenë veprat më të famshme të baletit si “Romeo e Xhulieta” në vitin 1990, “Pamje pas betejës” në vitin 1997, “Eksperiencat afër jetës” në vitin 2003 etj.

Ai është vlerësuar me shumë çmime mes tyre edhe Çmimin e Madh Kombëtar të Kërcimit, dhënë nga Ministria e Kulturës Franceze në vitin 1992.

Preljocaj, një artist i përmasave botërore, nuk e harroi asnjëherë origjinën e tij shqiptare.

Ai ka bashkëpunuar edhe me Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë me veprat “La Stravaganza”, “Dasma” etj.

Artikulli paraprakPLAGOSJE ME ARMË DHE DHUNË NË FAMILJE, EKSTRADOHEN DY SHQIPTARË NGA GREQIA
Artikulli tjetërVRASJE E GRABITJE, 8 SHQIPTARË TE PERFSHIRE