Ishte 6-vjeç kur u ngjit për here të parë në skene e që prej asaj kohe arti koreografik u bë pjesë e pandashme e jetës së tij.Gazmend Golemi është një prej koreografeve, i cili prej 47-vitesh përgatit grupe valltaresh në Lezhë.
Frymëzimin për këtë profesion e mori nga xhaxhai i tij i cili e nxiti që të ndiqte dhe akademinë e arteve tregon Gazmend Golemi.
Përgjatë 47-vite të karrieres, grupet e valltareve të drejtuara prej tij kanë marrë pjesë në shumë evente brenda dhe jashtë vendit, duke u vleresuar dhe me çmime.
Fëmijet kanë interes për kërcënimin, por jo çdo kush mund të behet valltar, pasi është një prej zhanrave më të vështira të artit tregon Golemi.
Gazmend Golemi sot është 60-vjeç, por pavarësisht viteve që mban mbi supe thotë se nuk do ti ndalet këtij profesioni që e bën me mjaft pasion.
Koreografi Gazmend Golemi është shembulli më i mire i përçimit të tradites së kërcimit tek brezat.