Një kor profesional nga Gjermania kanë interpretuar muzikën e tyre tradicionale, atë klasike në katedralen “Shën Shtjefni” të qytetit të Shkodrës.

Të rinjtë u ndoqën me mjaft admirim nga qytetarët Shkodranë. Ndërkohë gëzimin për ardhjen e tyre e shpreh më së miri famullitari Vlash Palaj.

Çdo vit këta të rinj ndërmarrin turne koncertesh. Ndërkohë destinacioni I tyre nuk do të ndalet këtu , pas Shkodrës ata kanë zgjedhur katedralen e “Shën Palit” në Tiranë.

Kështu këta këngëtarë përveçse do të interpretojnë muzikën klasike do të kenë mundësi të njihen dhe me kulturën shqiptare dhe të vizitojnë mjaft vende të bukura.

 

Artikulli paraprakVETËVRASJA E ARDIAN KALLAMIT, RRËFEHET E BIJA
Artikulli tjetërSHKODËR, ASNJË RAST I SËMUNDJES SË ANTRANKSIT