Të gjithë personat mbi 18-vjeç që kanë dëshirë të marrin vaksinën kundër koronavirusit, do të kenë mundësi të bëjnë këtë në datat 29 dhe 30 qershor. lajmi u bë i ditur sot nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila tha se qendrat e vaksinimit do të hapen për të gjithë qytetarët mbi 18-vjeç në datat 29-30 qershor, në dy ditët e hapura të vaksinimit masiv.
“Vlen që në grup-moshat e ndryshme të popullatës, të kemi një mbulim të mirë të vaksinimit për të shmangur shpërthimet pandemike. Pavarësisht situatës së mirë pandemike, nuk mund të themi se jemi imunë, ndaj kemi vendosur që datat 29 dh e30 qershor të jenë ‘open day’, ditë të hapura për vaksinimin për popullatën plus 18 vjeç”, tha Ministrja.